Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
38 %
1kmh
0 %
Sht
27 °
Die
30 °
Hën
30 °
Mar
29 °
Mër
28 °
E shtunë, 25 Shtator, 2021
spot_img

Petro Koçi përfundon në SPAK, të hënën del para prokurorëve specialë për “tenderat e kriminelëve” në Fier

spot_img

Lajme të ngjashëm

Deputeti i zgjedhur i PS në Fier, Petro Koçi është thirrur të paraqitet të hënën në ambientet e Prokurorisë Speciale SPAK. Mësohet se kjo ftesë për Koçin vjen pas akuzave publike që ai bërë pak ditë më parë, ku u shpreh se kriminelët fitonin tendera në Fier.

Në 26 korrik, kryetari i PS-së së Fierit do të thotë para prokurorëve për episodet për të cilat ai ka dijeni, se persona të fuqishëm nga bota e krimit kanë marrë tendera, siç është shprehur Koçi, përmes lidhjeve me krerët e institucioneve ose kërcënimeve.

Ndërkohë, newsbomb.al ka mësuar ekskluzivisht sot se, prokurorët e SPAK kanë zbarkuar në Bashkinë e Fierit. Ata kanë marrë tre dosje që kanë lidhje me tenderat e dhënë nga kryebashkiaku socialist Armando Subashi.

Deri tani nuk ka informacione për persona të ndaluar apo shoqëruar, por vetëm sekuestrimin e disa dosjeve me materiale që kanë lidhje me prokurimet publike (tenderat). Ky operacion i SPAK në Fier erdhi pas akuzave publike të socialistit Petro Koçi. Tashmë, dhe vetë ky i fundit ka përfunduar në SPAK.

Koçi pritet të thotë se cilët janë kriminelët që kanë marrë tendera në Fier. Edhe vetë Prokuroria Speciale çeli hetimet për akuzat, pasi siç ka thënë shefi i SPAK, abuzimet me tenderat janë në fokus të punës së tyre, shkruan newsbomb.al.

Më shumë

spot_img