Ish-zv.ministri Petro Koçi vijon të hedhë akuza ndaj anëtarëve të Partisë Socialiste, pasi denoncoi se tenderat në qytetin e Fierit po i merrnin eksponentë të lidhur me krimin.
Këtë herë në rrjetet sociale ai shprehet se lufta ndaj korrupsionit nuk e përçan partinë, por e bashkon, teksa shton se të korruptuarit janë ata që përçajnë partinë.
Edhe pse Petro Koçi nuk flet me emra, akuzat bien indirect mbi bashkinë e Fierit, të cilën ai e akuzoi se bashkëpunonte me njerëz të botës së krimit, duke u dhënë tendera miliona eurosh.
“Lufta ndaj korrupsionit nuk e percan partine, por e bashkon.
Bashkon dhe qytetaret rreth partise qe i ben lufte te vendosur ketij fenomeni qe grryen nga brenda dhe nga jashte konstitucionin moral te institucioneve dhe menyres si qeveris administrata.
Ndersa korrupsioni dhe te korruptuarit e percajne partine. Sepse ata kane axhende jo transparente dhe hileqare ndaj shoqerise dhe ligjit”, shkruan Petro Koçi.
Kujtojmë se ish-zv.ministri, i cili do të jetë pjesë e Parlamentit të ardhshëm, u thirr nga SPAK për t’u pyetur në lidhje me denoncimet e tij publike.