Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Petro Koçi flet për largimin e Gramoz Ruçit nga politika: Tregoi burrëri dhe pjekuri politike, do na mungojë për një kohë të gjatë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Zv.ministri i Mbrojtjes, Petro Koçi, në një prononcim për mediat nga Fieri ka folur për largimin nga politika të Gramoz Ruçit.

Ai tha se Ruçi me këtë vendim tregoi burrëri dhe pjekuri politike, teksa shtoi se kryeparlamentari do i mungojë PS-së.

Koçi e cilësoi Ruçin si institucion bashkimi në PArtinë Socialiste dhe një nga këshilltarët më të mirë të Ramës.

‘’Ruçi është një koleg dhe shok i pazëvendesueshëm. Vendimi tij për t’u larguar është personal. Me ketë vendim tregoi simbolin e burrërisë dhe pjekurisë politike. Janë të rrallë burrat që kanë vendosur të lënë karrierën kur kanë qenë në lartësinë profesionale.  Besoj se do ta ndiejme për një kohë të gjatë mungesën e Ruçit.  Kjo përvojë do të na shërbejë shumë, veçanërisht të rinjve.

Gjithë pervoja e tij ështe nje vlerë e madhe veçanërisht për te rinjtë që vijnë në radhët e politikës.

Jam koleg i vjetër i tij dhe u emocionova kur dëgjova vendimin për tu larguar nga politika aktive.

Gramozi ka shfaqur aftesi e per të qenë konsultues, sidomos tek socialistët dhe ka qene nje institucion për bashkimin në radhet e PS dhe një nga keshilltarët më të mirë qe ka pasur Edi Rama. Pervoja e tij flet shumë.

Kemi të bëjmë me një shembull që fatkeqësisht mungon. Mungon në PD një rast i tillë, sidomos kur flasim për një figurë siç është Sali Berisha  i cili sapo është shpallur në përbërjen e një liste të zezë ne SHBA dhe ngaqë do më shumë interesat e veta dhe nuk do as partinë e vetë nuk do as veten e tij. Po të largohej nga PD do ishte nje barrë më pak për PD. Duket që interesat personale janë më të forta sesa interesat publike, qofte edhe të partise së vetë qe ka drejtuar për shumë vjet.  Kemi të bejmë me dy modele e dy kultura që në momentin qe flasim japin edhe mesazhin se sa i lidhur është njëri apo tjetri me krimin në politikë”, tha Koçi.

Më shumë

spot_img
spot_img