Tirana
clear sky
-0.5 ° C
-0.5 °
-0.5 °
86 %
2.1kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
15 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
5 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

Petrit Vasili sulm frontal ndërkombëtarëve për t’i dalë në mbrojtje Berishës: Të huajt thjesht ndërtojnë karrierën te ne, askush nuk mund të bëjë sikur e do Shqipërinë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër pasi Departamenti Amerikan i
Shtetit shpalli “non grata” ish-kryeministrin Sali Berisha.

Ai ka sulmuar ndërkombëtarët, për të cilët thotë se vijnë në Shqipëri vetëm për të bërë karrierë, prandaj s’mund të hiqen sikur e duan shqipërinë më shumë se shqiptarët.

Vasili akuzon edhe qeverinë, për të cilën thotë se ia ka shitur veten interesave të errëta antishqiptare dhe kanë nxjerrë interest e Shqipërisë në mes të 4 rrugëve.

Postimi i plotë:

Sovraniteti dhe dinjiteti dimensione, qe nuk falen kurre!

Sovraniteti dhe dinjiteti nuk jane gjendur kurre me pare nen nje sulm kaq te eger ne Shqiperi.

Gjithfare duarsh te brendshme e te jashtme antishqiptare jane versulur mbi keto dy dimensione, qe kane mbajtur dhe mbajne gjalle Shqiperine dhe shqiptaret ne qindra vjet.

Jashte tyre Shqiperia eshte thjesht asgje.

Neperkembja, perdhosja dhe venia poshte kembeve e dinjitetit per ta zevendesuar me neshtrimin poshterues, te bindur, pa goje e pa veprim, ky eshte synimi i vetem i rilindjes dhe i te gjithe aksesoreve te saj vendas apo te huaj.

Realizimi i kesaj permes strategjise qe: thashethemi shnderrohet ne fakt per kundershtaret dhe fakti 

shnderrohet ne thashethem per veten, kjo eshte nje nga rruget per te goditur e asgjesuar dinjitetin.

Trysnimi i eger, asfiksues propagandistik i dinjitetit permes medias se kapur ka synim te vetem mbylljen e gojes dhe fshehjen e se vertetes dhe rrenimin e cdo norme morale, qe sherben si nje gardian i forte i brendeshem i gjithsecilit per te mos shkare ne veprime qe demtojne shume rende komunitetin dhe vendin.

Goditja e sovranitetit eshte edhe me forte, shume me sofistikuar dhe e paguar shume fort e pa kursim.

Per rilindjen Shqiperia eshte thjesht nje vend pa asnje sovranitet, qe mund te shitet e blihet lirisht boll qe te mbushen xhepat e pangopur te saj.

Ndaj cdo person apo segment i shoqerise, qe mbron sovranitetin goditet me cdo mjet e me cdo menyre.

Shitja e interesit kombetar duke filluar qe nga kufijte detare e toksore si dhe cdo pasurie publike prej rilindjes ka kundershtare vetem sovranistet me dinjitet, ndaj edhe sulmi mbi ta eshte i pacipe, i eger dhe i paguar fort.

Perdorimi i lig dhe mafioz prej rilindjes i teorise si: “Shqiperia eshte vend i vogel dhe i varfer dhe ka nevoje per koncesione hajdute gjithfaresh qe te mbijetoje” eshte teori vetem per te justifikuar rrejshem ne publik shitjen e tmerrshme te saj, eshte gjithashtu nje teori banditesh per te mbuluar zhbërjen e vendit dhe nxjerrjen e Shqiperise ne ankand.

Nuk ka vend te vogel dhe vend te madh, nuk ka lider te madh dhe lider te vogel, nuk ka njerez te dores se pare dhe njerez te dores se dyte, ka vetem vende qe qeverisen nga lider, qe respektojne kushtetuten dhe ligjin dhe njerez me te drejta te barabarta pavarsisht se ku jetojne dhe sa i madh a i vogel eshte vendi ku jetojne.

Secili popull eshte pergjegjes per fatet e tija dhe askush jashte nesh nuk mund te beje sikur e do Shqiperine me shume se ne dhe te vendose per ne!

Shume te huaj, qe thjesht ndertojne karieren tek ne dhe e kane Shqiperine nje plus me shume ne karieren e tyre, s’mundet kurre as te imponojne dhe as mund te shesin dashuri madheshtore hipokrite per Shqiperine, qe nuk i beson askush.

Sovranistet me dinjitet jane garantet e vetem te integritetit te Shqiperise dhe shqiptareve per sot dhe per dhjetra vjet me pas, ndaj vetem ata kane te drejten te na udheheqin.

Ndersa me pazarxhinjte rilindas,  qe ja kane shitur veten interesave me te errta antishqiptare dhe kane nxjerre interesat e Shqiperise ne mes te kater rrugeve, beteja eshte dhe do te jete pa kthim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img