Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
40 °
Hën
39 °
Mar
37 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Petrit Vasili publikon VIDEON: 4 vite më parë, Rama premtoi se do ndërtonte në Fier spitalin më të madh në Ballkan, çfarë e pengoi?

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b511d58e00872cb6671ed14d6b62b210

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, publikon një video të 4 vite më parë dhe shkruan se në atë kohë kryeministri Rama dhe kryebashkiaku i Fierit Armando Subashi, premtuan se do të bënin spitalin më të madh në Ballkan.

“Kater vjet me pare Kryetari i Bashkise Fier Subashi deklaronte publikisht se ne Fier do te ndertohej nje nga Spitalet me te medhenj ne Ballkan, qe sipas premtimit te Edi Rames fillonte ndertimi shume shpejt. Subashi konfirmon qe do te ndertohej edhe Universitet Mjeksie ne Fier”, shkruan ndër të tjera Vasili.

“Cili interes i fshehte e pengoi Ramen, qe nuk e filloi ndertimin e Spitalit te Fierit kater vjet me pare, pasi kishte paguar edhe mijra euro nga buxheti i Ministrise se Shendetesise per projektin e spitalit Atelier 4 per ta bere?”, pyet nënkryetari i LSI.

Shkrimi plotë – video:

Genjeshtrat e Rames se do bente ne Fier nje nga spitalet me te medha ne Ballkan bile do te bente edhe Universitet Mjeksie ne Fier!(VIDEO).

Kater vjet me pare Kryetari i Bashkise Fier Subashi deklaronte publikisht se ne Fier do te ndertohej nje nga Spitalet me te medhenj ne Ballkan, qe sipas premtimit te Edi Rames fillonte ndertimi shume shpejt.

Subashi konfirmon qe do te ndertohej edhe Universitet Mjeksie ne Fier.

Tani po ky Ramë del e na flet per nje spital elektoral, qe do ta bejne turqit per tre muaj.

Na thote edhe qe spitalin publik Fier do ta administrojne turqit.

1.Po premtimi qe i kishte dhene Rama Subashit disa vjet me pare se spitali i Fierit do fillonte shume shpejt ku vajti.

2.Cili interes i fshehte e pengoi Ramen, qe nuk e filloi ndertimin e Spitalit te Fierit kater vjet me pare, pasi kishte paguar edhe mijra euro nga buxheti i Ministrise se Shendetesise per projektin e spitalit Atelier 4 per ta bere?

3.A do te jete spitali elektoral turk i Fierit nje nga me medhenjte e Ballkanit, sic ka deklaruar Kryetari i Bashkise Fier Subashi?

4.Po Universiteti i Mjeksise ne Fier do te ngrihet?

Ne se ka nje gram turp Edi Rama duhet tu pergjigjet ketyre pyetjeve.

Ne rast se nuk pergjigjet thjesht do  ti shtoje nje argument me shume faktit se eshte nje ordiner aksidental ne karrigen e kryeministrit.

Më shumë

spot_img
spot_img