Hapësire reklamuese

Politikë

Petrit Vasili për incidentet në derbi: Kush i hedh benzinë kësaj situate, nuk mund të quhet tifoz

Shkruar nga Newsbomb

Deputeti i LSI-së, Petrit Vasili në fund të diskutimit për reformat në emisionin “Tonight” në Ora News, është ndalur edhe te derbi Tirana-Partizani dhe të gjithë ngjarjet që e pasuan atë.

Vasili i ka konsideruar vendimet e Komisionit të Disiplinës për tifozët dhe lojtarin e Tiranës, Gentian Muça, si të padrejta dhe që nuk e ndihmojnë sportin. Ai madje ka kritikuar edhe deputetin e PS-së, Erjon Braçe për etiketimin e tifozëve bardheblu si fashistë.

“Dënimet janë të padrejta dhe nuk e ndihmojnë sportin. Një derbi që prodhon dhunë, prodhon zinxhir dhunash të tjera. Nuk e kuptoj se si një tifozeri që sillet në mënyrë korrekte dënohet me javë e javë të tëra. Në Shqipëri ne vazhdojmë të dënojmë ata që nuk kanë faj. Kush i hedh benzinë këtyre situatave nuk është tifoz”, tha ndër të tjera Vasili.

Edhe dy gazetarët e pranishëm në studio, Tedi Blushi e Anila Basha u shprehen kundër vendimeve të Disiplinës. Zv/kryeredaktori i “Gazetës Shqiptare”, theksoi se deklarata e Barçes që i etiketon tifozët si fashistë, ndikon në dhunën në stadiume. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese