Hapësire reklamuese

Politikë

Petrit Vasili: Me këtë ritëm, Edi Rama do e çojë papunësinë në minus zero përqind

Shkruar nga Newsbomb

Ish-deputeti Petrit Vasili ironizon deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se papunësia në Shqipëri është ulur me 6 për qind.

Në një postim në rrjetet sociale, Vasili shkruan se “Rama po i ul meritat vehtes”, pasi me 400 mijë shqiptarë të larguar nga vendi, sipas tij, papunësia është ulur me 20 për qind.

“Pse Edi Rama i ul meritat vehtes per papunesine ??

Edi Rama tha sot:

"Papunësia ka rënë më shumë se 6% qyshse morëm detyrën."

Edi Rama s'ka asnje te drejte qe t'ja ule kaq shume meritat vehtes.Dhe kjo nuk eshte per te qeshur.

Me 400 mije e me shume,qe kane braktisur Shqiperine per shkak te tij papunesine ai e ka ulur te pakten nja 20%, pra nja tre here me shume se sa 6% qe thote vete.

Po te vazhdoje me kete ritem braktisja e Shqiperise, Edi Rama e con papunesine ne minus zero perqind.

Aferim Edi Rama!!”, shkruan Vasili në FB.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu