Tirana
clear sky
13 ° C
13 °
13 °
58 %
2.1kmh
0 %
Die
13 °
Hën
19 °
Mar
16 °
Mër
11 °
Enj
12 °
E diel, 11 Prill, 2021
spot_img

Petrit Vasili me deklaratë të papritur: Moratoriumi i gjuetisë do të hiqet!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili, premton heqjen e moratoriumit të gjuetisë në vendin tonë.

Prej gati 7 vitesh në vendin tonë gjuetia është ndaluar kategorikisht, ndonëse ka shpesh ka patur raste të shkeljes së këtij moratoriumi.

Por Vasili thotë se në rast të fitores së zgjedhjeve parlamentare, do shfuqizojë këtë moratorium që sipas tij i ka shërbyer vetëm mbjelljes së vendit me kanabis dhe gjuetisë së jashtëligjshme.

Afati përfundimtar, në rast se nuk shtyhet, i moratoriumit të gjuetisë është deri në fund të 2021.

Moratoriumi i Gjuetisë do të hiqet!!

Ky Moratorium i sherbëu vetëm fshehjes së mbjelljes së kanabisit dhe gjuetisë së paligjshme!

Qeveria Rama po i mashtron prej vitesh gjuetarët dhe shoqatat e gjuetarëve se do te hapte gjuetinë.

Por, jo as nuk e hapi, dhe nuk e hap dot, pasi gjahtarët do të bëheshin dëshmitarë dhe do tu prishnin qetësinë kultivuesve të kanabisit në male dhe në fusha e që mbrohen e mbështeten nga Edi Rama dhe qeveria e rilindjes.

Ndaj, LSI angazhohet që pas fitores se 25 prillit do bëjë të mundur se bashku me Opozitën e Bashkuar që të hiqet një herë e përgjithmonë në parlament Moratoriumi i gjuetisë të vendosur nga Rama.

Janë miliona euro që gjeneron ky aktivitet dhe që i mungojnë prej vitesh pa asnjë arsye buxhetit të shtetit.

Gjuetia e bazuar në ligj dhe në marreveshjet ndërkombëtare nuk cënon asgjë nga Fauna e egër.

Një ligj europian për Gjuetinë dhe monitorimi i zbatimit të tij kjo i duhet Shqipërisë.

Duhet të ndalohen urgjentisht gjuetia e shfrenuar, natën me drita bile edhe me armë zjarri luftarake e pushtetarëve dhe e mbështetësve të tyre.

Pra ne do ta heqim këtë Moratorium e do ta hapim gjuetinë dhe ky është zotim pa kthim.

Këtë prag-zgjedhjesh, kemi hapur sondazhin për të parë se ku është mbështetja juaj ndaj partive dhe kandidatëve përkatës. Klikoni këtu për të votuar dhe për të aksesuar statistikat e deritanishme.

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img