Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Petrit Vasili letër zyrtare qeverisë, kërkon informacion për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
Petrit Vasili letër zyrtare qeverisë, kërkon informacion për

Deputeti Petrit Vasili i është drejtuar me një kërkesë zyrtare qeverisë, ku i kërkon informacion lidhur me investimin për ndërtimin e Portit të ri të Durrësit.

Ndërtimi i Portit të ri turistik në Durrës pritet të nisë pas tre muajsh me investim të biznesmenit arab Mohamed Alabbar, që sipas informacioneve kap shifrën e mbi 2 miliardë eurove.

Por për opozitën, ky projekt është një nga aferat më të mëdha korruptive. Vasili thotë se projekti nuk ka transparencë, dhe i është drejtuar me disa pyetje qeverisë.

Reagimi i Vasilit:

Leter zyrtare Qeverise per aferen e Portit te Durresit!

Qeveria ne menyre te fshehte dhe pa asnje trasparence po perpiqet te rrembeje, nje aset strategjik te nje rendesie te jashtezakonshme kombetare  si Porti i Durresit.

Si Deputet i Kuvendit te Shqiperise i jam drejtuar Qeverise me kerkese zyrtare per informacion.

Asnje cm i Portit nuk do te lejohet kurre te grabitet nga mafia qeveritare.

Ja pyetjet drejtuar Qeverise ne kerkesen time zyrtare:

A është dhënë statusi i investitorit strategjik?

Nëse po, cilës kompanie i është dhënë ky status?

Jeni shprehur publikisht se investitori do të jetë “Emaar Group” ndërkohë në memorandumin e firmosur nuk përmendet gjëkundi “Emaar Group” ?

Analiza financiare si detyrim ligjor për marrjen e statusit të investitorit strategjik nga cila kompani është paraqitur?

A parashikohet, që ashtu sikurse në rastin e inceneratorëve prona publike të mund të lihet kolateral në Bankat Shqiptare apo të huaja në funksion të marrjes së kredive nga kompanitë e përfshira në memorandum?

Cilat janë masat garantuese që Porti i Durrësit të mos sekuestrohet nga Bankat vendase apo të huaja për shkak të problemeve eventuale të kompanive huamarrëse?

Investimi detyron spostimin e Portit Tregtar aktual, cilat janë masat e marra që Dogana të funksionojë normalisht dhe kjo të mos ndikojë negativisht në realizimin e të ardhurave që lidhen me biznesin ashtu dhe për Buxhetin e Shtetit?

Cila është kosto e Portit të ri tregtar dhe sa është kohëzgjatja e realizimit të ndërtimit të këtij porti?

Në këtë periudhë të ndërmjetme pra të fillimit të ndërtimit të portit turistik nga njëra anë dhe Portit tregtare nga ana tjetër, ku do jetë vendodhja e funksionimit të Doganës portuale Durrës?

Ndërtimi i Portit të ri tregtar do të realizohet me fonde të  buxhetit apo do kërkohet një tjetër borxh?

Cili është qëndrimi zyrtar i institucioneve të Bashkimit  Evropian për këtë projekt?

Kërkojmë nga ju të na vihet në dispozicion i gjithë  komunikimi zyrtare me Bashkimin Europian për këtë  projekt.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll