Hapësire reklamuese

Politikë

Petrit VASILI ironizon XHAFËN dhe DVORANIN, i krahason me ish-prokuroren e korruptuar të Maqedonisë: Katica politike,që mbron Katicën e KED-së (Debati për GJK)

Shkruar nga Newsbomb
Petrit Vasili

Ish-deputeti i LSI-së dhe ish-ministri Petrit Vasili ironizoi në mënyrë metaforike deputetin e PS Fatmir Xhafën, ish-kreun e KED-së Ardian Dvoranin dhe PS-së duke u vendosur nofkën 'Katica' (referuar ish-prokurores Speciale të Maqedonisë së Veriut Katica Janeva, e arrestuar për zhvatje).

Në një mesazh në Facebook, Vasili ngarkon me faj Ardian Dvoranin (KATICA e KED-së) se ka shkelur Kushtetutën me publikimin e paligjshëm të anëtarëve të GJK-së, ndërsa ndaj ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj (Katica politke) kujton se miratoi emërimin e paligjshëm si Prokurore e Përkohshme Arta Markun dhe se mbrojti vëllain e tij Agron Xhafa nga akuzat për trafik droge në Itali.

Nga ana tjetër, ai ironizoi betimin e Arta Vorpsit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese (e cila u mbrojt nga KED-ja dhe parlamenti) te zyra e kryetares së Dhomës së Noterëve Miranda Xhemalçi si 'betim në Bregun e Lanës'. Ai mbrojti Xhemalçin për refuzimin e betimit të Vorpsit mbi Kushtetutën.

Ditën e sotme, Fatmir Xhafaj akuzoi kryetaren e GJK-së Vitore Tushën se ka vepruar me dy standarte duke caktuar Marsida Xhaferllarin si anëtare të pestë të GJK-së, ndërsa në rolin e n/kryetares së KED-së ka miratuar emërimin e Arta Vorpsit si gjyqtare e GJK-së.

Presidenti Ilir Meta reagoi më pas duke thënë se ndaj Vitore Tushës po ushtrohet presion skandaloz politik, ndërsa shton Xhafaj bën pjesë në komplotin skandaloz të minimit të GJK-së.

Deklarata e Petrit Vasilit për Gjykatën Kushtetuese:
Katica politike,qe mbron Katicen e KED dhe betimin te Bregu i Lanes!

Sot Katica politike e reformes ne drejtesi Fatmir Xhafaj po guxon te mbroje palacollekun e Katices Dvorani Kryetar i KED, qe shkeli e dhunoi Kushtetuten e Ligjin per ti sherbyer kapjes se Gjykates Kushtetuese nga rilindja dhe per ta kthyer drejtesine ne pronen kriminale te saj.

Sot Katica politike guxon te shantazhoje edhe anetaret e KED ne mbrojtje te Katices Dvorani te KED.

Mashtrimi publik arriti deri aty sa Katica politike te genjeje edhe per vendime te KED, qe nuk jane marre kurre si dhe per vendime qe KED e ka te pamundur me ligj qe ti marre dhe te shpalle fitues.

KED ka marre vendim vetem, qe vendimet e saj te publikohen ne faqen e Gjykates se Larte dhe kjo eshte e zeza mbi te bardhe e nuk e luan topi.

Katica Dvorani dhe Katicat e tjera thjesht shnderruan Gazeten Zyrtare ne Landfill Zyrtar gje te cilin mbron sot Katica politike Xhafaj.

Mbi Katicen Dvorani bie e gjithe pergjegjesia individuale penale per kete veprim dhe te shume te tjera ne funksion te rolit te tij ne puçin kushtetues duke filluar nga loja kriminale me dergimin e listave,manipulimin e vleresimit te kandidateve etj etj ndaj edhe do te pergjigjet deri ne nje.

Katica politike Xhafaj, qe ben presion gjoja ne emer te reformes duke permendur vecanerisht partneret amerikane,eshte dita sot qe ti kujtojme se SHBA eshte simboli i drejtesise pavarur,te pakapur dhe te pashantazhuar.

Katica politike nuk mund te shperdoroje e keqperdore dot më SHBA dhe ate qe ato simbolizojne, si alibi per te kapur drejtesine dhe Gjykaten Kushtetuese.

Katica politike, qe bekoi zgjedhjen antikushtetuese te Arta Markut,qe vuri Ministrine e Brendeshme ne funksion te vellait trafikant,qe deklaroi 24 ore perpara vazhdimin dinjitoz te reformave dhe 24 ore me pas iku me bisht ne shale flet sot per parime e per kushtetute.

Katica politike me shoke e cuan kushtetuten ne ate derexhe qe kandidatja e vetshpallur te betohej te Bregu i Lanes

Nje notere e thjeshte u tregua shume me dinjitoze se te gjithe Katicat e kapura te marra bashke.

I gjithe populli i sheh me neveri Katicat e Bregut te Lanes, qe mbrojne njera tjetren dhe kerkon vec ndeshkimin e tyre.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll