Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Petrit Vasili i zhgënjyer me drejtësinë e re: Ndjej pështirosje, pse po talleni me qytetarët?!

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i LSI Petrit Vasili, ka folur i zhgënjyer nga foltoja e Kuvendit për reformën në drejtësi. Ai është shprehur se ndjen pështirosje kur kolegët socialistë e ftojnë të votojë zgjatjen e mandatit të organeve të vettingut.

“Ndjej pështirosje kur thonë votoni vettingun. Po pse talleni me qyterartë? Po pse gënjeni? Po si s’keni turp që gënjeni. Po përse u bë Reforma në Drejtësi? Ka disa në këtë sallë që e kanë votuar. Për një drejtësi më të shpejt, më afër qytetarit dhe më e paanshme.

Janë me mijëra shqiptarë që po ikin nga kjo jetë dhe nuk u janë prekur dosjet me dorë. Janë 36 mijë dosje në Gjykatën e Lartë dhe nuk u janë prekur dosjet akoma”, u shpreh ndër të tjera Vasili.

Më tej, ai tha se reforma është në kolaps dhe është bërë me qëllim të qartë që në fillim: të kapej nga njëra palë.

“Kjo nuk është drejtësi për qytetarët. Kjo është një farsë dhe turp që i bëhet shërbim. Ideja që “votoni vettingun se e dini çdo bëhet”, ta mbajnë përvete. Gjyqtarë që u dalin qindra miliona lekë dhe rrinë në sistem, të tjerë atje tutje kanë ndonjë gjë të vogël dhe ikin.

Është e qartë që është një reformë në kolaps. Ka pasur një qëllim, të kapej që në fillim. Qytetarët janë më më zhgënjyer se kurrë më parë”, tha ndër të tjera Petrit Vasili, deputeti dhe nënkryetar i LSI.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img