Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Petrit Vasili i përgjigjet Ramës: LSI marrëveshje me PS? KURRË!

spot_img

Lajme të ngjashëm

cdc3376e87153ab0c65118e24cdb1d87

Ish-deputeti Petrit Vasili i është përgjigjur kryeministrit Rama pas deklaratës së këtij të fundit sot për mundësinë e një marrëveshjeje mes PS dhe LSI.

I pyetur nga një prej gazetarët, në lidhje me mundësinë e një koalicioni me LSI-në, Rama u shpreh se në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë, por që e përjashtoi mundësinë e një koalicioni me atë që e quajti ‘Partia e Presidentit’.

Por edhe vet LSI nuk ka vonuar në përgjigjen e saj ndaj deklaratës së Ramës. Përmes Petrit Vasilit, LSI thotë se një marrëveshje me PS nuk do të ndodhë kurrë.

“LSI me Edi Ramen? KURRE!

Edi Rama eshte i dashuruar,i perdorur dhe i kapur nga narkotrafikantet dhe oligarket kunder popullit te tij. LSI eshte dhe do te jete pergjithmone vetem e vetem me popullin, perballe dhe kunder Edi Rames, narkotrafikanteve dhe oligarkeve.

Dite tronditese e presin Edi Ramen, tashme te vetmuar te braktisur edhe nga klientet e vet te droges dhe PPP-ve. Limoni i shtrydhur te njejtin fund ka pasur gjithmone. Edi Rama e humbi edhe kohen per te ikur…”, shkruan ish-deputeti i LSI Petrit Vasili.

Më shumë

spot_img