Hapësire reklamuese

Politikë

Petrit Vasili i del në mbrojtje Grida Dumës, ‘shfrenon’ fjalorin për Ramën: Bastard që bullizon një grua! Skizofren

Shkruar nga Newsbomb
Foto e Grida Dumes e publikuara dje nga Rama

Nënkryetari i LSI-së Petrit Vasili, i del në mbrojtje Grida Dumës, pas fotove të publikuara dje nga kryeministri Edi Rama gjatë një takimi virtual me kandidatët për deputetë të PS-së, më 25 prill.

Vasili e quan Ramën bastard që bullizon një grua vetëm se e ka kundërshtare.

“Menyra se si ai e bere kete nepermjet fotove te deformuara dhe komentit prej idioti  ishte e trashe,vulgare dhe e ndyre siç eshte vete Edi Rama i trashe,vulgar dhe i ndyrë. Ky eshte bullizem barbar i nje skizofreni, qe ka kapercyer cdo limit dhe qe dhunen ndaj grave e ka ne gjak”, shkruan Vasili ndër të tjera.

Shënimi i plotë i Petrit Vasilit:

Edi Rama ky bastard, qe bullizon gruan eshte armik i te gjitheve! Edi Rama ky i shfrenuar dhe i shpartalluar menderisht guxoi ne menyre te neveritshme te bullizonte dhe fyente Grida Dumen vetem sepse eshte kundershtare politike e tij.

Menyra se si ai e bere kete nepermjet fotove te deformuara dhe komentit prej idioti  ishte e trashe,vulgare dhe e ndyre siç eshte vete Edi Rama i trashe,vulgar dhe i ndyrë. Ky eshte bullizem barbar i nje skizofreni, qe ka kapercyer cdo limit dhe qe dhunen ndaj grave e ka ne gjak.

Te gjithe OJF-te per te drejtat e grave duhet ta denojne dhe ndeshkojne shume rrepte kete primitiv dhe gjakprishur. Asnje njeri me moral dhe integritet nuk mund dhe nuk duhet te fale nje rrugaçeri te tille kundra gruas.

Asnje ndarje politike apo e cdo lloji nuk mund te pengoje kurrë per te qene se bashku ne nje front te vetem kunder ketij bastardi moral, qe dhunon gruan vetem se nuk i nenshtrohet atij. Edi Rama duke bullizuar egersisht gruan pa asnje diskutim eshte nje armik i te gjitheve dhe duhet trajtuar pa meshire si cdo armik!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu