Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i ka dalë në mbrojtje kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai shprehet se çdo kërkesë për dorëheqjen e Bashës apo analizë e nxituar ndihmon Ramën të fshehë krimet zgjedhore dhe legjitimojë manipulimet e bëra.
Vasili thotë se detyra e opozitarëve është që të përqëndrohen te rinumërimi dhe sipas tij kushdo që bën lojën e “satrapit” është i shitur.
“Zgjedhjet vazhdojne dhe opozita ka detyre te mbroje vullnetin e sovranit deri ne rinumerimin e votes se fundit. Cdo kerkese per doreheqje apo analize e nxituar ndihmon Satrapin e zgjedhjeve te fshehe krimet zgjedhore dhe legjitimoje manipulimet e bera.
Ndaj detyra e tere opozitareve te perqendrohemi te rinumerimi dhe transpareca e cdo vote. Ndryshe kushdo qe ben lojen e Satrapit te zgjedhjeve te lira dhe eshte i shitur te ai,” shkruan Vasili në postimin e tij.