Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Petrit Vasili flet për situatën e vështirë ekonomike: Shpjegojani kryeministrit të paditur se paratë e drogës dhe krimit janë ulur këmbëkryq

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nënkryetari i Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka pasqyruar situatën e vështirë të ekonomisë në vend. Përmes një statusi në Facebook Vasili është shprehur se biznesi në Shqipëri po përjeton ditë mjaft të vështira, ku akuzon ashpër kryeministrin Rama.

Sipas tij dërdëllitjet siçi i quan ai të kryeministrit të paditur në kotecin e tij televiziv për call-center për biznesin janë lajthitjet e një mendjeje boshe dhe të paaftë, qe po e çon vendin drejt një humnere ekonomike, që prodhon vetëm varfëri të thellë, polarizim të frikshëm shoqëror, deprimim dhe rrënim pa kthim.

Postimi i plotë

Paratë po ikin, ekonomia po rrënohet dhe shkollëpaku argaliset me call center.

Banka e Shqipërisë raporton se bankat shqiptare po kreditojnë masivisht jo bizneset në Shqipëri, por bizneset në Kosovë, Maqedoni, Turqi dhe jo pak, por plot 505 milionë euro.

Këta tregues po rriten vit pas viti. Biznesi shqiptar po përjeton ditë shumë të vështira.

Dërdëllitjet televizive të kryeministrit të paditur në kotecin e tij televiziv për call-center për biznesin janë lajthitjet e një mendjeje boshe dhe të paaftë, qe po e çon vendin drejt një humnere ekonomike, që prodhon vetëm varfëri të thellë, polarizim të frikshëm shoqëror, deprimim dhe rrënim pa kthim.

Dikush duhet t’ia shpjegojë këtij kryeministri të paditur, që qesh pa vetëdije, se paratë e drogës dhe krimi që janë ulur këmbëkryq ngado, po e shkretojnë ekonominë e Shqipërisë dhe po i bëjnë edhe investitorët vendas, e jo më ata të huaj, që të ikin nga sytë këmbët.

Shqipëria ka nevojë klithëse për model ekonomik dhe për një pakt kombëtar për ekonominë, që të ngjallë besim e siguri, që ta bëjë biznesin të kthejë sërish sytë nga Shqipëria. Këtë mund ta bëjnë vetëm profesionistët dhe jo shkollëpaku.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img