Hapësire reklamuese

Politikë

Petrit Vasili: Do konsultohem me Metën për LSI edhe kur ai të jetë president

Shkruar nga Newsbomb

Petrit Vasili deklaron se edhe kur të fillojë nga puna si president I republikës do konsultohet dhe do këshillohet me Ilir Metën për LSI.

Kryetari aktual I kësaj force, i ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku deklaroi se nuk e ndalon kush që të bisedojë me Metën për çdo çështje që ai mendon se duhet të diskutojë. “Nuk është as shkelje ligjore e as nuk më ndalon kush të flas, këshillohem dhe diskutoj me presidentin e republikës për çështje që unë I mendoj, aq më tepër kur presidenti quhet Ilir Meta”, deklaroi Vasili. Lidhur me qeverisjen në 4 vjet ai renditit disa arritje, por kritikoi fort “Rilidjen urbane” si një investim pa ndonjë vlerë të madhe. “Unë jam që paratë të investohen në një drejtim të caktuar dhe të kanalizohen në prioritete të tilla si turizmi, infrastrukurë dhe bujqësia dhe jo për sheshe”, tha Vasili. I pyetur nga gazetari Qafoku si e komention faktin që tashmë kemi një qeveri në të cilën janë pjesë edhe PS, edhe PD, edhe LSI, PDIU, etj  Vasili përdori ironinë duke thënë: Nuk pata fatin që të jem pjesë e kësaj qeverie.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.