Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Petrit Malaj shfaqet krah Ramës në Kukës: Mirënjohje qytetarëve dhe kryeministrit, do të jem mendja dhe krahu juaj

Shkruar nga Newsbomb

Aktori Petrit Malaj që tashmë është pjesë e listës së PS të kandidatëve për deputet në Tropojë, ishte në krah të kryeminstrit Edi Rama gjatë takimit në Kukës.

Malaj tha ka besim të plotë tek Rama për të kthyer sytë nga verilindja, duke shtuar se mund të bëjnë shumë për Tropojën, Kukësin e Hasin, duke u bërë mendja dhe krahu i tyre.

Më tej Petrit Malaj u shpreh se ndihet ‘ballëhapur’ me njerëzit atje duke u shprehur mirënjohje këtyre të fundit dhe kryeminstrit Rama që e ftoi për të qenë pjesë e listës së PS për të përfaqësuar Tropojën dhe zonat e veriut në Parlament.

"Mund të kemi besim të plotë për kthimin e verilindjes shqiptare, ne mund të bëjmë shumë më tepër për këtë vend.Këto fjalë nga ti më kanë bërë të ndihem mirë  në Tropojë.  Ata presin që ne mund të bëjmë shumë më tepër. Nuk e kisha menduar se do të isha kandidat në Tropojë, por pranova për të marrë përgjegjësitë.

Ne së bashku mund të bëjmë shumë për Tropojën, Hasin e Kukësin. E gjitha ka për të shkuar në atë hollinë tonë, falë përgjegjësisë sonë. Unë jam ballëhapur me njerëzit këtu se unë jam besimmplotë, unë u quaj ju kryeminstër njeriun e punës dhe të fjalës. Unë dua të jem aty pas jush për të bërë më të mirën për ata njerëz. Të jam mirënjohës ty dhe të gjithë qytetarëve. Ne do të jemi mbështetësit e tyre, mendja dhe krahu i tyre," tha Malaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll