Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
2.1kmh
0 %
Pre
27 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
25 °
Mar
21 °
E premte, 7 Tetor, 2022

Petrit Malaj denoncon dhunën në Tropojë: Demokratët e futën socialistin në një dhomë dhe e kanë qëlluar shumë keq

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidati për deputet i PS-së në Tropojë, Petrit Malaj ka denoncuar një rast të dhunës gjatë ditës së sotme në një qendër votimi në këtë qytet.

Në një intervistë për Report Tv, ai ka thënë se përfaqësues të Partisë Demokratike, kanë futur në një dhomë dhe kanë dhunuar një përfaqësues të PS-së në Lekbibaj.

Ai tha se policia ka shkuar në vendngjarje dhe pritet që të sqarohet e gjithë ngjarjes.

“Janë konfliktuar me përfaqësuesit e Partisë Socialiste një grup i Partisë Demokratike, e kanë goditur shumë dhunshëm shumë ashpër. E kanë futur në një dhomë, e kanë qëlluar e kanë bërë shumë keq. Policia ka shkuar në vendngjarje për ta zbardhur ashtu siç duhet.

Kam bërë një fushatë model qytetarie që nuk e kanë pasur Tropoja për 30 vite. Mua nuk më shkojnë në mendje ato që mund t’iu shkojnë të tjerëve”,- tha Malaj.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img