Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Peticioni i prindërve jep efekt, Evis Kushi jep njoftimin e rëndësishëm: Nga e hëna mësimi zhvillohet pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore

Shkruar nga Newsbomb
Peticioni i prindërve jep efekt, Evis Kushi jep njoftimin e

Nga e hëna procesi mësimor do të kthehet në normalitet. Lajmi është konfirmuar mbrëmjen e sotme nga ministrja e Arsimit Evis Kushi.

Përmes një video-mesazhi i është drejtuar nxënësve, mësuesve dhe prindërve, ajo bën me dije se nga dita e hënë e javës së ardhshme, në të gjitha shkollat e vendit, do të zhvillohet mësim normal, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore.

Kushi u shpreh se ky vendim u mor pasi 88% e stafit pedagogjik janë të vaksinuar.

Evis Kushi: Dua të ndaj me ju sot një lajm të rëndësishëm që lidhet me vijueshmërinë e procesit mësimor në shkollë. Nisur nga shqetësimi juaj, por sidmos nga përgjegjësia jonë për të garantuar cilësi në sistemin arsimor,Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi qenë në komunikim të vazhdueshëm me MSHMS, Komitetin e Ekspertëve dhe Institutin e Shëndetit Publik për të rivlerësuar edhe njëherë së bashku të gjitha protokollet anti-COVID që zbatohen aktualisht në shkolla, e në mënyrë të veçantë me ruajtjen e distancës mes nxënësve, çka na ka detyruar që të aplikojmë mësimin me turne në disa shkolla të qyteteve më të mëdha të vendit.

U jam mirënjohëse ekspertëve, të cilët duke marrë parasysh ecurinë mjaft të mirë të vaksinimit të mësuesve, tashmë mbi 88% të vaksinuar, na dhanë mundësinë që të rikthejmë mësimin normal në të gjitha shkollat tona duke filluar që nga dita e hënë e javës së ardhshme, pa turne dhe me kohëzgjatje normale të orëve mësimore. Përgjegjësia jonë e përbashkët është edhe më e madhe për të zbatuar masat e nevojshme që mbrojnë shëndetin e të gjithëve: vazhdimi i procesit të vaksinimit; mbajtja e maskave; dezinfektimi i mjediseve; ruajtja e higjienës – në mënyrë që mos të jemi të detyruar t’i rikthehemi më skenarit të mësimit me turne. Faleminderit të gjithëve dhe suksese!”, u shpreh Ministrja Kushi në një video-mesazh.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll