Hapësire reklamuese

Politikë

Peter Zingraf në zyrën e Bashës, Ambasada tregon për çfarë kanë biseduar

Shkruar nga Newsbomb
Peter Zingraf në zyrën e Bashës, Ambasada tregon për

Diplomati gjerman në Shqipëri, Peter Zingraf, është takuar sot me kreun e PD Lulzim Basha. Ambasada në Tiranë tregon se çfarë kanë diskutuar Basha e Zingraf.

"Ambasadori Zingraf u takua sot me Kryetarin e Partisë Demokratike dhe drejtuesin e opozitës Lulzim Basha në vazhdën e shkëmbimeve periodike të informacionit.

Temë e bisedës ishin ndër të tjera puna aktuale në parlament, procesi i reformave në rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar si dhe çështje të institucioneve brenda PD-së dhe programatikës së saj për të ardhmen", shkruan Ambasada.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll