Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Peter HANDKE i NOBELIT: S’kam shtetësi jugosllave, pasaportën e mora për çmime më të mira në hotelet serbe (DEKLARATA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

5d7f69171ee2fd53dc42474afce76954

Peter Handke, shkrimtari austriak mohon për median jugosllave se ai ka shtetësinë jugosllave, pas lajmeve të publikuara në median ndërkombëtare dy ditë më parë për pasaportën e tij serbe, raporton newsbomb.al.

Pasaporta është lëshuar në 15 qershor 1999 në ambasadën jugosllave në Vjenë. Kjo mund të jepej vetëm për shtetas jugosllave, që në atë kohë ishin Serbia dhe Mali I zi. Nacionaliteti I Handke në pasaportë është “jugosllav”, ka shkruar gazetari Peter Maass.

Handke e mohon sipas “Novosti”, megjithatë pranon se ka marrë pasaportën jugosllave. “Nuk kam shtetësi jugosllave. Kam marrë vetëm pasaportën e udhëtimit”, citohet të ketë thënë Handke për Novostin, raporton newsbomb.al.

“Kush e thotë këtë” pyet Handke, ndërkohë që është duke shkruar fjalimin e tij të cilin do ta lexojë në eventin që do të mbahet për çmimet Nobel në Stokholm në 10 dhjetor, shkruan mediumi serb.

Ndërkohë, marrja e pasaportës serbe, do ti humbte automatikisht shtetësinë austriake shkrimtarit Handke, por kjo tashmë është pjesë e investigimeve. Pasaporta jugosllave e Handke u zbulua publikisht nga Hans Widrich, zëdhënës I festivalit të salzburgut, sot në moshën 83 vjecare. Ky I fundit I kontaktuar nga media thotë se Handke kohë më parë I kishte dhënë dokumente personale, duke përfshirë edhe pasaportat e vjetra. Handke e ka justifikuar mbajtjen e pasaportës jugosllave duke thënë se ai merrte çmime më të mira në hotelet serbe, raporton newsbomb.al referuar medias ndërkombëtare.

75233643_1356243911211475_6917205547884216320_n.jpg

Pasaporta e Peter Handke

 

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img