Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pësoi parainfarkt, reagon për herë të parë Sokol Balla: Isha në spital, tani jam shumë mirë!

Shkruar nga Newsbomb
Pësoi parainfarkt, reagon për herë të parë Sokol Balla:

Gazetari Sokol Balla flet për newsbomb.al dhe thotë se është në gjendje shumë të mirë shëndetësore. Ky reagim i tij vjen pas lajmeve të shpërndara mbrëmjen e sotme nga disa media online, të cilat shkruanin se po këtë mbrëmje Balla ishte dërguar në spital si pasojë e një ataku kardiak.

"Jam shumë mirë", ka thënë gazetari kur është pyetur nga newsbomb.al. Balla tregon se mbrëmjen e djeshme ka pasur probleme shëndetësore dhe falë ndihmës së shpejt që ka marrë nga mjekët, ia ka dalë dhe ndodhet në shtëpi.

Sokol Balla është një gazetar me shumë përvojë dhe eksperiencë, me poste drejtuese në disa nga televizionet kryesore të vendit. Ai u bë i njohur ku për shumë vite drejtoi redaksinë e lajmeve në Top Channel, po ashtu kishte dhe emisionin e tij "Top Story".

Më pas rrugëtimi i tij ka vazhduar në disa media të tjera.

Tre javë më parë, përmes një shënimi në Twitter gazetari njoftoi rikthimin në kompaninë e madhe mediatike. “Sot në 1 mars 2022, futem në një derë nga dola në 31 dhjetor 2017. Shihemi së shpejti”, shkruante Sokol Balla, teksa ndodhej në ambientet e Top Channel.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu