Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
67 %
2.6kmh
75 %
Enj
16 °
Pre
17 °
Sht
18 °
Die
16 °
Hën
11 °
E enjte, 8 Dhjetor, 2022

Peskov: Putin i gatshëm të negociojë me Zelensky-n se si do t’i japin fund “operacionit special” në Ukrainë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Sekretari për mediat i presidentit të Rusisë, Dimitry Peskov është shprehur sot se Vladimir Putin është i gatshëm të nisë negociatat me presidentin e Ukrainës Volodomyr Zelensky, për mënyrën se si do t’i jepet fund “operacionit special”.

“Operacion special” është termi i përdorur nga Kremlini për pushtimin e Ukrainës që nisi në 24 shkrut të 2022.

Peskov është shprehur se Putin është gati të negociojë, jo duke vendosur kushte, “por duke respektuar interesat dhe kërkesat e Rusisë”.

Peskov gjithashtu ka përdorur tone kërcënuese teksa ka thënë se “liderat europianë kanë bërë shumë gabime dhe tashmë është koha për ta t’i paguajnë”.

Negociata të tilla, edhe nëse mbahen kanë gjasa të dështojnë, pasi Putin do të kërkojë njohjen e aneksimit të Krimesë, si dhe pavarësinë për dy rajonet Donetsk dhe Luhansk, aktualisht nën pushtimin rus. Kushte këto që janë refuzuar kategorikisht nga Zelensky.

Më shumë




spot_img








spot_img