Hapësire reklamuese

Rajoni

Pesë shtete anëtare të BE, nuk e njohin Kosovën por votuan liberalizimin e vizave

Shkruar nga Newsbomb
Pesë shtete anëtare të BE, nuk e njohin Kosovën por votuan

Këshilli Evropian, organi më i lartë i BE-së, i ka thënë sot “Po” unanimisht liberalizimit të vizave për shqiptarët e Kosovës. Vendimi pritej prek kohësh nga Prishtina zyrtare dhe vetëm sot është komunikuar zyrtarisht liberalizimi i vizave.

Rregullat e reja do t'i lejojnë mbajtësit e pasaportave të Kosovës të udhëtojnë në BE pa vizë për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh, nga 1 janari 2024.

Dritën jeshile Kosova e ka marrë dhe nga shtetet të cilat nuk e njohin pavarësinë e saj. Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia, pesë shtete të Bashkimit Evropian që nuk e njohin Kosovën, kanë votuar sot "PRO" liberalizimit të vizave.

"Kosova ka bërë përparim të dukshëm në të gjitha blloqet e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave. Në bazë të këtij vlerësimi, Komisioni propozoi heqjen e vizave për mbajtësit e pasaportave të lëshuara nga Kosova.

Përjashtimi nga kërkesa për vizë do të sigurojë që i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor të jetë nën të njëjtin regjim vizash. Komisioni do të vazhdojë të monitorojë në mënyrë aktive zbatimin e këtyre kërkesave, duke përfshirë harmonizimin e politikave të vizave, përmes mekanizmit pas liberalizimit të vizave", thuhet në njoftimin zyrtar të Këshillit Evropian.

[gallery link="none" columns="1" size="full" td_select_gallery_slide="slide" ids="679894"]

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu