Hapësire reklamuese

Bota

Pesë gra të vrara brenda 24 orësh në Vjenë, pistat e hetimit të policisë

Shkruar nga Newsbomb
Pesë gra të vrara brenda 24 orësh në Vjenë, pistat e

Policia austriake po heton vrasjen e katër grave dhe një adoleshenteje brenda 24 orëve në Vjenë.

Në incidentin e parë, tre gra u vranë me thikë brenda një bordeloje nga një burrë, i cili më pas u arrestua dhe po merret në pyetje. Trupat e grave u gjetën në një ndërtesë në zonën qendrore të Brigittenau rreth orës 21:00 të së premtes pas një telefonate në polici.

I dyshuari, i përshkruar nga policia si një shtetas afgan 27-vjeçar , u gjet i fshehur pranë shtëpisë publike me një thikë në dorë. Motivi i vrasjes aktualisht nuk dihet, raporton BBC .

Po ashtu në ngjarjen tjetër, që ndodhi më herët të premten, një grua 51-vjeçare dhe vajza e saj 13-vjeçare u gjetën të vdekura brenda shtëpisë së tyre në lagjen Erdberg.

Bashkëshorti i 51-vjeçares dhe njëkohësisht baba i vajzës 13-vjeçare besohet se është përgjegjës për vrasjen, e për rrjedhojë është shpallur në kërkim. Deri më tani nuk ka të dhëna që vrasjet jenë të lidhura.

Aktivistët e quajtën ditën e vresjeve një " turp " dhe bënë thirrje për masa urgjente për t'i dhënë fund dhunës ndaj grave. Sipas shifrave të fundit midis viteve 2010 dhe 2020, të paktën 319 gra u vranë në Austri, kryesisht nga partnerët meshkuj ose ish-partnerët e tyre.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese