Hapësire reklamuese

Aktualitet

Pesë ditë “party” në Plazhin e Shëngjinit mblodhi 10 mijë persona nga Spanja, Franca, Gjermania e Serbia

Shkruar nga Newsbomb
Pesë ditë “party” në Plazhin e Shëngjinit

Pesë ditë në një “party” të lirë dhe normale. Kështu raporton Euronews për pesë ditët e Unumi Festival zhvilluar në bregdetin e Shëngjinit, ku janë mbledhur 10 mijë persona nga vende të ndryshme, duke përfshirë Serbinë, francën, Spanjën e Gjermaninë.

Në vitin 2020, maratona e Dansit në Plazhin e Shëngjinit u anulua për shkak të coronës. Këtë vit, situata ishte e favorshme për shkak të numrave të ulët të të infektuarve në Shqipëri.

Pjesmarrësit në festival duhet të kishin test negative të corona.

DJ Rron Kurtolli nga Prishtina nënvizon aspektin terapeutik të këtij festivali. “Ishte I nevojshëm për shëndetin mendor në fakt, shumë njerëz humbën mendjen nga pandemia. Njerëzit nuk I kushtojnë shumë vëmendje shëndetit mendor, por është shumë I rëndësishëm” thotë ai.

Shqipëria u godit rëndë në industrinë e turizmit për shkak të pandemisë dhe tani shpreson të rikthehet në normalitet të plotë sa më shpejtë të jetë e mundur. Shkalla e ulët e infektimeve dhe hyrja thuajse e lirë ndimon gjithë turistët: nuk është e nevojshme karantina apo kontrolli i PCR.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll