Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përzgjedhja e hetuesve për Byronë e Hetimit drejt fundit, 35 kandidatë plotësojnë deklaratën e pasurisë, duhet të kalojnë makinën e së vërtetës

Shkruar nga Newsbomb
Përzgjedhja e hetuesve për Byronë e Hetimit drejt fundit, 35
Aida Hajnaj - BKH

Procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për hetues të Byrosë Kombëtare të Hetimit kanë plotësuar deklaratat e pasurisë dhe pritet që pasvlerësimit që do t’iu bëjë JKomisioni, t’i nënshtrohen dhe poligrafit.

Sipas njoftimit të BKH-së, pas përbylljes së fazës së intervistave, 35 kandidatë për hetues janë kualifikuar për në fazat e tjera dhe tashmë mësohet se kanë plotësuar deklaratat e pasurisë dhe intervesave private, e i kanë dërguar me email në adresën zyrtare të Byrosë.

Më datë 2 dhjetor 2020 organi i ri i drejtësisë, që do t’i vijë në ndihmë SPAK për hetimin dhe dokumentimin me prova të rasteve të korrupsionit të lartë, do të publikojë në faqen zyrtare dhe emrat e kandidatëve që do t’i nënshtrohen Testit të Poligrafit, apo e njohur ndryshe si makina e së vërtetës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll