Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

Përveç Harryt, zbulohet kush është personi tjetër që e ka ndihmuar Meghan-in t’i shpëtojë vetëvrasjes

Shkruar nga Newsbomb
Meghan Markle dhe Princ Harry

Intervista e Meghan Markle me Princ Harryn ka ngjallur reagime në të gjithë botën, ndërsa ka tronditur Pallatin Mbretëror.

Gjatë intervistës për Oprah Winfrey, Markle tha se kishte menduar vetëvrasjen gjatë kohës që ishte shtatzënë me Archie-n.

 “Akumulova shumë për muaj të tërë derisa arrita në pikën që nuk doja më të jetoja. I kërkova ndihmë burimeve njerëzore të ‘institucionit’ dhe përgjigja që mora prej tyre ishte që nuk më ndihmonin dot se nuk ishte pjesë xheniuine e familjes mbretërore. I thoja Harryt që nuk ndihesha e sigurt dhe kisha frikë të rrija vetëm në shtëpinë tonë”,- tha Meghan.

Nga ana tjetër Princ Harry tha se ishte ndjerë i mbytur në Pallatin Mbretëror dhe Meghan ishte rruga e daljes nga aty.

“Ndihesha i mbytur dhe vetëm njohja me Meghan më largoi nga aty. Ishte ajo që më gjeti rrugën e daljes nga ai ambient”, tregoi ai.

Por, përveç Harry-t ka qenë edhe dikush tjetër që ka ndihmuar Markle që të kalojë depresionin.

Bëhet fjalë për mikeshën e vjetër të Princeshë Dianës. Megjithëse nuk përmendi emra, ekspertët mbretërorë janë të bindur se bëhet fjalë për psikiatren Julia Samuel.

Edhe pas vdekjes së princeshë Dianës, Samuel mbante marrëdhënie të ngushta me dy djemtë e saj. Madje ajo është kumbarë e Princ George.

shoqaj.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll