Tirana
light rain
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
83 %
1kmh
75 %
Die
26 °
Hën
30 °
Mar
33 °
Mër
34 °
Enj
29 °
E diel, 14 Gusht, 2022
spot_img

Përurohet ndërtesa e rikonstruktuar e Autoritetit, Gentiana Sula: Sot arkivat e Sigurimit të Shtetit janë në kontrollin e AIDSSH

spot_img

Lajme të ngjashëm

Ditën e sotme është përuruar ndërtesa e rikonstruktuar të Autoritetit. Një projekt i cili u nënshkrua në vitin 2019, së bashku me mbështetjen e Ambasadës Suedezi arriti të shëndrohej në një arkiv modern.

Gjatë fjalës së saj  Kryetarja e Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH), Gentiana Sula,  u shpreh se arkivat e Sigurimit të Shtetit nuk janë më nëpër ambiente të shërbimeve inteligjente apo të arkivave të tjera, por janë plotësisht në kontrollin e AIDSSH – duke krijuar pavarësi të plotë të shfrytëzimit të tyre dhe duke përshpejtuar kohën e proceseve të zbardhjes së materialeve dhe qasjen në to.

albsig

Sipas saj arkivi i Sigurimit është vendosur në mjediset e institucionit, ruhet në kushtet më të mira të sigurisë, dhe pritet të pasurohet ende, në vijim të marrëveshjeve që Autoriteti zbaton me partnerët, për grumbullimin në një vend të vetëm të të gjitha dokumenteve të Sigurimit.

Gjithashtu  sa i takon infrastrukturës digjitale, me serverë, kompjuterë të tempestuar dhe krijimin e një softëare të posaçëm janë bërë hapa të rëndësishëm.

Fjala e plotë:

Kam kënaqësinë t’ju kem të gjithëve sot këtu, në këtë ceremoni që përuron ndërtesën e rikonstruktuar të Autoritetit, sipas marrëveshjes së grantit me Qeverinë Suedeze.

Në janar 2017, me krijimin e Autoritetit, prezantuam në këtë ndërtesë qasjen e guximshme për strehën e re të institucionit. Unë vetë, shpalosjen e këtij plani e quajta atëherë skenar ëndrrash, ndërkohë që AIDSSH nuk ishte krijuar akoma si institucion. Ekzistonte vetëm trupa e parë kolegjiale, jo sekretariati, por ekipi ishte mjaftueshëm optimist dhe shumë shpejt adoptoi planin strategjik të 5-vjeçarit të parë, që na lejoi të nisim punën që ëndrra të bëhej realitet.

Vizioni ynë në atë kohë u mbështet nga zyra e PNUD në Shqipëri dhe Instituti i Ndërtimit, ekipet e të cilëve i falënderojmë për punën në themel, e cila i parapriu bashkëpunimit të frytshëm me SIDA-n.

Ambasada Suedeze, nëpërmjet Agjencisë Suedeze për Zhvillim Ndërkombëtar në Tiranë, mbështeti projektin ambicioz për rikonstruksionin e ndërtesës së Autoritetit dhe shërbimeve TIK për krijimin e një arkivi modern.

Marrëveshja u nënshkrua në vitin 2019, kohë kur filloi puna, pas sistemimit fillestar të arkivit, me fonde të akorduara nga Qeveria Shqiptare.

Para se të vendoseshim në këto ambiente, institucioni e ushtroi aktivitetin e vet disavjeçar në kushte të papërshtatshme, pranë ish-Gardës së Republikës, duke u drejtuar përditë në dy vendruajtje arkivore, pranë SHISH e IPQP. Tre nga objektet e përdorura, u shpallën të dëmtuara nga tërmeti. 

Pikërisht këtu qëndron dhe vlera e kësaj godine të përshtatur më së miri: se arkivat e Sigurimit të Shtetit nuk janë më nëpër ambiente të shërbimeve inteligjente apo të arkivave të tjera, por janë plotësisht në kontrollin e AIDSSH – duke krijuar pavarësi të plotë të shfrytëzimit të tyre dhe duke përshpejtuar kohën e proceseve të zbardhjes së materialeve dhe qasjen në to. Sfida e radhës është krijimi i një porte hyrëse të pavarur, për të cilën po punojmë me Ministrinë e Mbrojtjes.

Dy arritje të mëdha i atribuohen këtij projekti bujar të Qeverisë Suedeze:

1. Nga njëra anë, sot, arkivi i Sigurimit është vendosur në mjediset e institucionit; ruhet në kushtet më të mira të sigurisë, dhe pritet të pasurohet ende, në vijim të marrëveshjeve që Autoriteti zbaton me partnerët, për grumbullimin në një vend të vetëm të të gjitha dokumenteve të Sigurimit.

2. Nga ana tjetër, është krijimi i shërbimeve TIK për një arkiv modern. Hapa të rëndësishëm janë bërë në këtë drejtim, sa i takon infrastrukturës digjitale, me serverë, kompjuterë të tempestuar dhe krijimin e një softëare të posaçëm.

Ky softëare do të koordinojë punën me dokumentet e Sigurimit si dhe punën e të gjitha drejtorive, duke rritur eficiencën dhe efikasitetin.

Jordan Peterson, që vizitoi Muzeun e Gjethit javën e shkuar, shënoi në mënyrë lakonike në librin e shënimeve, këtë tekst: “Nuk mund të përkujtohet diçka që refuzohet të kuptohet”.

Mbajtja mbyllur e arkivave deri në 2017 ishte, në fakt, një akt refuzimi për të kuptuar, kurse një arkiv i tillë, i mbledhur dhe i sistemuar, dhe i hapur për studime nga të gjithë, mund të rrisë shanset për ta kuptuar sa më thellë. Duke i hapur rrugën dhe një kulture të kujtesës aktive.

Një kulturë aktive e të kujtuarit është e rëndësishme, në mënyrë që edhe të rinjtë që nuk e kanë përjetuar në vetë të parë regjimin komunist, të mprehin vetëdijen lidhur me faktin se paqja dhe pluralizmi, toleranca mes njerëzve dhe të pranuarit e njëri-tjetrit, në historinë e Europës nuk kanë qenë – dhe vazhdojnë të mos jenë ende – diçka e vetëkuptueshme, siç po e tregon më së miri situata gjeopolitike sot.

Pra, sfidat e se ardhmes janë po ashtu shumë të rëndësishme.

Sot është miratuar trupa e re kolegjiale, që do të avancojë punën e institucionit për mandatin e ardhshëm në këtë kontekst. Gjej rastin t’i uroj punë të mbarë anëtarëve të rinj, z. Skënder Vrioni dhe z. Gjergj Marku, – dy përfaqësues të lëvizjes për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe sidomos, grupit më të prekur nga Sigurimi i Shtetit dhe diktatura – të përndjekurit politikë, si dhe z. Albert Nikolla e z. Altin Hoxha. 

Vë re këtu mes nesh shumë partnerë që na kanë shoqëruar gjatë mandatit të parë, sidomos përfaqësues të shtresës që u përball me diktaturën, duke qëndruar fort.

Duke u përgatitur për fjalën këtu me ju sot, pyeta kolegët më të rinj se çfarë kanë zbuluar nga leximi i dokumenteve të Sigurimit.

Po përcjell për ju ato që më thanë:

Mësuam për dhunën pothuajse 50-vjeçare: për deportimet dhe internimet në kampe të mbyllura, të stërzgjatura në vite dhe pa procese të drejta, për gjyqe politike të sajuara pa prova, por vetëm me opinione, për dhunën politike deri në pushkatime e groposje në varre të pashenjuara; për legjendimet apo kombinacionet që godisnin njerëz të pafajshëm dhe me ndikim në shoqëri (rasti Camaj), apo për shtrëngimet për bashkëpunim me Sigurimin e Shtetit, për të cilat deri tani kemi dy raste që patën edhe pasoja tragjike për personat që i dhanë fund vetë jetës së tyre, për të mos u bërë dëm të dashurve. Mësuam se dokumentet e Sigurimit përmbajnë shpifje e mashtrime, prandaj duhet të verifikohen më parë.  

Mësuam për qëndresën stoike, që prej disidentes Musine Kokalari, grupit të deputetëve, artistëve jokonformistë, martirëve të besimit.

Mësuam për solidaritetin e madh njerëzor, edhe në kushtet më të vështira, që e mbajti të lidhur indin shoqëror dhe familjar.

Sa e sa nga ju vuajtën dënime të pamerituara, sepse nuk e pranuat bashkëpunimin, nuk e kallëzuat bisedën njerëzore me shokun a mikun, apo nuk pranuat favorizimet në kurriz të njerëzve të pafajshëm.

Takimet me njerëzit përditë na dhanë sens krenarie për të gjithë ata  që i mbijetuan kalvarit 50-vjeçar, duke e demonstruar sot, me pjesëmarrjen tuaj në lëvizje për një shoqëri më të drejtë e më njerëzore.

Dua t’ju them se kemi mësuar shumë prej jush; nga kuraja dhe forca juaj, përkushtimi ndaj së vërtetës, karakteri juaj dhe vlerat tuaja njerëzore.

Ne e dimë që pajtimi fillon te ju, por kalon më parë nga e vërteta dhe besimi në vlerat njerëzore dhe për këtë jemi të përkushtuar.

Besoj se puna e këtyre viteve ka bërë që publiku i gjerë të reflektojë dhe të refuzojë narrativën e vjetër përçarëse dhe përbaltëse, të refuzojë gjuhën e shantazhit me gjoja faktet e dokumenteve sekrete të Sigurimit, si dhe t’i vërë fre mohimit të krimeve të diktaturës komuniste.

Duke falënderuar Qeverinë Suedeze për mbështetjen, SIDA-n dhe të gjithë sa jeni të pranishëm sot, ju ftoj që dialogun shoqëror për të shkuarën ta bëjmë me integritet, profesionalizëm dhe besim në vlerat njerëzore, duke vazhduar mbështetjen për këtë institucion.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img