Hapësire reklamuese

Politikë

Përurohet Konsullata e Nderit e Austrisë, Bushati në Vlorë: Forcim i marrëdhënieve dypalëshe

Shkruar nga Newsbomb

Përurohet në Vlorë Konsullata e Nderit e Austrisë, ku ishte i pranishëm edhe Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati.

“Çelja kësaj konsullate, e cila do të mbulojë Jugun e Shqipërisë pas asaj të Shkodrës që mbulon Veriun, vjen në momentin e duhur, atëherë kur na nevojitet të konsolidojmë edhe më tej marrëdhëniet jo thjesht diplomatike, por mbi të gjitha ato njerëzore me Austrinë” – u shpreh Ministri Bushati gjatë fjalës së tij përshëndetëse – duke mos harruar që shtrati i intelektualëve dhe mendimit intelektual shqiptar filloi të formësohej falë mbështetjes për arsimim të Austrisë”.

Shtimi i përfaqësisë së Konsullatës së Nderit të Austrisë në Vlorë ka një rëndësi të veçantë sa i përket rritjes së bashkëpunimit dhe thellimit të marrëdhënieve ekonomike, “duke pasur parasysh mundësitë ende të pa shfrytëzuara që ofron Vlora dhe projektet e reja ambicioze që Qeveria shqiptare synon të zbatojë në Vlorë, por edhe projektet gjeostrategjike si TAP, Korridori VIII dhe dalja dhe ushtrimi i veprimtarisë sonë ne Adriatik dhe Jon, jo vetëm ekonomik por edhe politik dhe njërëzor, që ka një impakt të dallueshëm në Mesdhe” – nënvizoi Ministri Bushati.

Krahas Konsullatës së Nderit të Bullgarisë, tani Vlorës i shtohet edhe Konsullata e Nderit e Austrisë, me Konsull z. Arben Malaj. MEPJ mirëpret rritjen e bashkëpunimit me Konsullatën e Nderit të Austrisë në Vlorë. Me prezencën e Konsullatës në Vlorë, shtetasit shqiptarë të qyteteve të Vlorës, Fierit, Beratit dhe Gjirokastrës do kenë mundësi të përfitojnë shërbime të nevojshme sa i përket asistencës dhe kërkesave të ndryshme që do kenë në vijim lidhur me shtetin austriak.

Konsullata e Nderit në Vlorë i shtohet 43 Konsullatave të tjera të Nderit, që ndodhen aktualisht në vendin tonë. MEPJ e ka mbështetur hapjen e konsullatave të reja të nderit dhe që prej vitit 2013 janë emëruar 17 Konsuj Nderi të rinj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu