Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
87 %
1.5kmh
0 %
Enj
19 °
Pre
19 °
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
14 °
E enjte, 23 Mars, 2023

PËRTEJ TENSIONEVE/ Hashim Thaçi ka sebep: Rama, Haradinaj, Veseli, Pacolli e Limaj i shkojnë mysafirë në shtëpi

Lajme të ngjashëm

Nata e së dielës i ka bërë bashkë në një tavolinë liderët e Kosovës dhe kryeministrin Edi Rama.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i ka ftuar për një darkë në shtëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës, kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj; kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli; dhe zëvendëskryeministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli.

Ata shihen duke pozuar të buzëqeshur, në një fotografi që e ka publikuar në Instgram, Rama të cilën e ka cilësuar si “Insta of the day”. 

Takimi mes krerëve të shtetit dhe mysafirit nga Tirana vijnë pas përplasjeve mes liderëve të koalicionit qeverisës në Kosovë për taksën ndaj Serbisë e Bosnjës, por edhe pas përplasjeve të vazhdueshme mes shefit të ekzekutivit kosovar dhe të parit të shtetit, për çështjen e kufirit.

Duke marrë shkas nga tensionet në Kosovë, kryeministri Edi Rama është vënë në krye të tavolinës, si duket ka marrë rolin e “babait”.

Më shumë