Behgjet Pacolli ka kontaktuar personin, i cili ka ndihmuar policinë në gjetjen dhe arrestimin e vrasësit të 18-vjeçares, Dardan Krivaqës.
Biznesmeni kosovar i ofroi atij shpërblimin të cilin e kishte premtuar sot për këdo që kontribuonte në gjetjen e të dyshuarit kryesor për vrasjen e Marigona Osmanit.
Por personi i cili kontribuoi në gjetjen e autorit nuk e ka pranuar shpërblimin e Pacollit, duke u shprehur se gjithçka e ka bërë për hir të dhembshurisë për 18-vjeçaren dhe jo për para, raportojnë mediet në Kosovë.
LEXO EDHE: Pacolli i jep shpërblimin e premtuar personit që ndihmoi policinë për kapjen e Dardan Krivaqës