Hapësire reklamuese


Bota

Personazhi i vitit 2015 nga “Time”, në garë edhe Abu Bakr Al Baghdadi

Shkruar nga Newsbomb

Prestigjozja amerikane “Time”, ka njoftuar listën e personazheve të mëdhenj ndërkombëtarë që do të ndajnë titullin e “Person of the year 2015” (Njeriu i vitit 2015). Mes tetë finalistëve, figuron edhe “Kalifi” Al Baghdadi, presidenti rus Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane Angela Merkel. Fituesi do të shpallet nesër.

Abu Bakr Al-Baghdadi – Një kandidaturë tronditëse. Sipas revistës amerikane, “Kalifi” ka frymëzuar dhe tërhequr pas vetes ndjekës dhe militantë për të luftuar mes radhëve të ISIS-it. Është ai përgjegjësi kryesor i sulmeve terroriste në Tunizi dhe Francë.

Aktivistët e “Black Lives Matter” – Autorë të protestave kundër padrejtësive të pësuara nga komuniteti afro-amerikan, para së gjithash nga ana e forcave të rendit. Emblematike kanë qenë rastet e fundit të vrasjeve nga agjentët e policisë.

Caitlyn Jenner – Ka bërë “coming out” si “gruaja transgender”, duke u bërë një pikë referimi për të drejtat e komunitetit LGBT.

Travis Kalanick – Shefi i “Uber Technologies”, që furnizon një shërbim të transportit automobilistik privat. Ndërmarrja ka arritur një vlerë 70 miliardë dollarë, por ka qenë edhe në shënjestër të kritikave sa i takon “sharing economy”.

Angela Merkel – Kancelarja gjermane është përfshirë në listë “pasi ka qenë protagoniste e rëndësishme e ngjarjeve të kronikës” dhe që “ka përballuar vështirësitë ekonomike të zonës Euro” dhe që “ka vepruar kundër krizës së emigrantëve”.

Vladimir Putin – Presidenti rus ka “sfiduar sanksionet perëndimore mbi aktivitetet ushtarake të vendit të tij në Ukrainë për të luajtur një rol kritik, por të rëndësishëm në luftën anti-ISIS”.

Hassan Rouhani – Presidenti i Iranit ka kërkuar “të nxjerrë vendin e tij jashtë sanksioneve të embargos ndërkombëtare” dhe “ka kaluar paralizën ekonomike, duke mbyllur me Perëndimin marrëveshjen nukleare”.

Donald Trump – Kandidati për president i SHBA-ve është në listë për “retorikën e tij populiste që e ka favorizuar në garën për Shtëpinë e Bardhë” dhe që “ka lehtësuar debatin mbi të ardhmen e Partisë Republikane”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese