Personaliteti i madh italian Vittorio Sgarbi ka ardhur në Shqipëri për të zhvilluar një tur promovues, por një ngjarje e rëndë për pak sa nuk i ka marrë jetën.
Ai ka qenë duke notuar në Palasë pasditen e djeshme, por dallgët e mëdha ia kanë vështirësuar notiminm duke bërë që të rrezikojë edhe të mbytet.
Për disa sekonda ai është mbuluar nga dallgët, por ka qenë vajza e tij Alba, ajo që e ka shpëtuar dhe e ka nxjerrë në breg, e ndihmuar edhe nga një roje bregdetare.
Shumë frikë e panik për kritikun e artit, i cili në momentin e përplasjes me dallgët, humbi edhe syzet e tij të dashura.
Por kjo është një humbje e pallogaritshme, krahasuar me atë që mund të ndodhte.
Menjëherë Sgarbin pas këtij incidenti ka shkuar ta takojë kryebashkiaku i Vlorës Dritan Leli.
Sgarbi njihet edhe si një nga miqtë e Kryeministrit Rama.