Tirana
overcast clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
66 %
6.2kmh
90 %
Mar
8 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Persona të maskuar dhe me armë hyjnë në shtëpinë e noterit në Sarandë, vjedhin 20 mln lekë dhe çelsat e makinës (EMRI-DETAJE)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një banesë ka rënë pre e një grabitjeje mëngjesin e sotëm në Sarandë.

Bëhet me dije se dy persona të maskuar dhe me armë kanë hyrë në banesën e noterit Thoma Kaçi 63-vjeç dhe kanë vjedhur një sasi parash dhe çelësa automjetesh.

Personat në fjalë, të paidentifikuar ende kanë marrë rreth 20 mln lekë të vjetra.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve.

“Më datë 20.10.2021, rreth orës 08:10, në sallën operative Sarandë, ka telefonuar shtetasi T. K., banues në lagjen nr.4, Sarandë, për të njoftuar se dy persona ende të paidentifikuar, i kishin hyrë me dhunë në banesë dhe i kishin vjedhur një shumë parash dhe dy çelësa automjetesh.

Shtetasi T. K. nuk ka pësuar dëmtime dhe ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë rrethuar zonën dhe vijojnë krehjen e saj, me qëllim kapjen e autorëve.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe fiksimin e çdo prove materiale që do çojë në identifikimin dhe kapjen e autorëve”, thuhet në njoftimi i policisë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img