Këtë mbrëmje është raportuar sërish për tensione në veri të Kosovës. Mediet kosovare bëjnë me dije se një mjet shpërthyes është hedhur në drejtim të një ekipi televiziv në Lagjen e Boshnjakëve në veri, shumë pranë Patrullës së Kosovës.
Mjeti shpërthyes në drejtim të ekipit të gazetarëve, ka qenë mjaft i fuqishëm dhe se në momentin e shpërthimit, kanë qenë të pranishëm edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
“Shpërthimi ishte i fortë. Nuk kemi arritur të shohim ata që e gjuajtën, por në momentin e shpërthimit ishin afër edhe policët. Nga ajo çka mund të shihnin ata ishin diku 5-6 persona të organizuar të cilët e hodhën mjetin e fortë shpërthyes”, ka thënë gazetari i televizionit që ishte pjesë e ekipit.