Disa persona të armatosur kanë sulmuar me armë një burg në Nigerinë jugperëndimore në shtetin Oyo, duke bërë të mundur që të arratisen nga qelitë rreth 800 të burgosur. Lajmi është bërë me dije sot shërbimi shtetëror i burgjeve.
"Personat e armatosur ishin të shumtë në numër dhe sulmuan institucionin korrektues Abonlogo me granata të premten në mbrëmje”, tha për AFP Olanrewaju Anjorin, një zëdhënës i administratës për burgun në shtetin Oyo.
Policia arriti të arrestonte 262 prej të arratisurve, ndërkohë që pjesa tjetër e të dënuarve është shpallur në kërkim.
Sondazh
Poll