Hapësire reklamuese

Bota

Persona të armatosur rrëmbejnë punëtorët e minierës, 11 të vdekur dhe 4 të plagosur

Shkruar nga Newsbomb
Foto Ilustruese

Disa persona të armatosur kanë rrëmbyer punëtorë të minierës së qymyrit në provincën e Balochistan të Pakistanit.   

11 prej tyre i kanë vrarë, ndërsa 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas mediave vendase, punëtorët nga miniera në qytezën Machh u rrëmbyen në një mal në afërsi nga persona të armatosur.

Ata theksuan se 11 persona humbën jetën dhe katër u plagosën si rezultat i hapjes zjarr ndaj minatorëve të rrëmbyer nga personat e armatosur.

Ende nuk janë dhënë detaje mbi motivet dhe autorët e sulmit. Autoritetet kanë nisur hetim të gjerë në lidhje me ngjarjen.

Sondazh

Poll