Pamjet e kamerave të sigurisë kanë hapur momentin kur dy persona të armatosur kanë hapur zjarr mbi një makinë policie e cila po kalonte me shpejtësi.
Kjo ngjarje e rëndë ka ndodhur në Meksikë dhe si pasojë e sulmit një prej policëve që ndodhej në makinë mbeti i plagosur.
Në pamjet e publikuara shihen qartë dy burra të armatosur duke dalë nga një rrugicë në lagjen “Tijuana Tres de Octubre”.
Një prej oficerëve u qëllua në fytyrë dhe menjëherë u dërgua në spital dhe sipas mediave të huaja mësohet se ai është në gjendje kritike për jetën.
Shefi i Ministrisë së Sigurisë dhe Mbrojtjes Civile të Tijuanës, Pedro Cruz në një deklaratë për shtyp tha se sulmuesit po kërkonin të prishin punën e policisë pasi ata kishin marrë në telefonë emergjente dhe po shkonin aty.
“Ata u dërguan për t’iu përgjigjur një emergjence që i çoi në një vend dhe kishte një pritë. Kjo është mizore, është punë e kriminelëve. Është një avantazh kur policia po bën mirë punën e saj”, tha ai.