Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Përshtati lokalin për përdorim droge, në pranga menaxheri dhe klienti në Tiranë, shpallet në kërkim pronari

Shkruar nga Newsbomb
Përshtati lokalin për përdorim droge, në pranga menaxheri

Dy persona kanë rëndë në prangat e policisë së Tiranës dhe një i tretë është shpallur në kërkim për veprën penale “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike.”

Bëhet me dije se në pranga kanë rënë shtetasit E. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, menaxheri i lokalit, për veprat penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe A. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, klient në lokal, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi I. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale  "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer ne bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në rrugën "Sulejman Delvina", në pronësi të shtetasit I. Ç. dhe me menaxher shtetasin E. V, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, si dhe mjete që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë së Tiranë:

Vijon puna për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve.

Goditet një rast i përshtatjes së lokaleve për përdorim droge, shpallet në kërkim pronari. Arrestohen në flagrancë menaxheri dhe një klient i lokalit.

Procedohet penalisht një shtetas tjetër për moskallëzim të krimit.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, kanë bërë të mundur goditjen e një rasti të përshtatjes së lokaleve për përdorim droge dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:

- E. V., 27 vjeç, banues në Tiranë, menaxheri i lokalit, për veprat penale "Përshtatja e lokalit për përdorim droge" dhe "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve";

- A. R., 37 vjeç, banues në Tiranë, klient në lokal, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në vijim të veprimeve, u shpall në kërkim pronari i lokalit, shtetasi I. Ç., 48 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale  "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer ne bashkëpunim dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge”.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi I. N., 27 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzimi i krimit".

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar kontroll në lokalin në rrugën "Sulejman Delvina", në pronësi të shtetasit I. Ç. dhe me menaxher shtetasin E. V, ku u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sasi të vogla lëndësh të dyshuara narkotike kokainë dhe heroinë, si dhe mjete që shërbejnë për konsumimin e lëndëve narkotike.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit fizik të shtetasit A. R., shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një sasi të vogël lënde të dyshuar narkotike kokainë.

Vijon puna nga ana e strukturave të Policisë, për kapjen e shtetasit I. Ç.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll