Tirana
clear sky
25.5 ° C
25.5 °
25.5 °
47 %
2.1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Përshkoi mijëra km rreth botës, ra nga 500 metra në mal dhe u shërua; çiklisti izraelit gjen vdekjen pasi përplaset nga autobusi para shtëpisë së tij (VIDEO)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9f14ae7a427ca0a647b50b0453a4a6b8

Çiklisti veteran i sporteve ekstreme dhe aventurave, i cili u shërua mrekullisht dhe luftoi për jetën pas rënies nga 500 metra në mal në 2015, ka gjetur vdekjen pasi u godit nga autobusi duke ngarë biçikletën para shtëpisë së tij.

‘Të jetosh ëndrrën ishte motoja e tij,’ thotë shoku i tij.

Roei Sadan u bë i famshëm pasi përshkoi për 5 vite plot 66.000 kilometra nëpër botë dhe u rikuperua pas rënies nga 500 metra në një mal ku ishin duke bërë aventura.

Ngjarja e rëndë ndodhi të premten dhe ai ndërroi jetë në moshën 39-vjeçare. Sadan po ngiste biçikletën e tij pranë hyrjes në Kibbutz Rosh Hanikra në Izraelin verior, ku ai jetonte, kur një autobus i United Tours e goditi atë rreth orës 2:30 pasdite të mërkurën.

Mjekët e gjetën Sadanin pa ndjenja me lëndime të rënda dhe pa shenja jetësore. Pasi përpjekjet e mjekëve i rikthyen pulsin, ai u dërgua në Qendrën Mjekësore Galilee në Nahariya, i qetësuar dhe në një makinë për të marrë frymë. 

Pasi mjekët luftuan për të shpëtuar jetën e tij për dy ditë, spitali tha të premten se ai ishte deklaruar i vdekur. Familja e Sadan ka vendosur të dhurojë organet e tij. Varrimi do të mbahet të Dielën.

Më shumë

spot_img
spot_img