
Selia e OKB-së e vendosur në Libanin jugor është goditur nga një raketë. Ky lajm u bë me dije nga vetë Forcat e Kombeve të Bashkuara të cilët theksuan se ka një përshkallëzim të shkëmbimit të zjarrit në kufirin libano-izraelit.
"Selia jonë në Nakura u godit nga një raketë dhe ne po përpiqemi të konstatojmë origjinën e saj," njoftoi Unifil , forca paqeruajtëse e OKB-së në Liban. Në njoftimin e bërë ata nuk dhanë informacione të tjera nëse si pasojë e goditjes ka patur të plagosur apo viktima.
Ndër të tjera ata theksuan se sulmet kundër civilëve apo dhe kundër personelit të OKB-së përbëjnë shkelje të lligjit.
"Sulmet kundër civilëve ose kundër personelit të OKB-së përbëjnë shkelje të ligjit ndërkombëtar dhe mund të përbëjnë krime lufte," thuhet më tej në deklaratë