Hapësire reklamuese

Bota

“Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë kërcënon njerëzimin”, OKB vendos t’u japë 40 milionë dollarë ndihmë ukrainasve  

Shkruar nga Newsbomb
“Përshkallëzimi i luftës në Ukrainë

Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, ka thënë këtë të hënë se ky institucion do të ndajë edhe 40 milionë dollarë si ndihmë humanitare për Ukrainën në këtë kohë lufte.

Ai ka thënë se fondet do të ndihmojnë për furnizime të ushqimit, ujit, ilaçeve dhe furnizimeve tjera në këtë shtet, si dhe ofrimin e parave të gatshme për ata që kanë nevojë.

Guterres ka paralajmëruar se ndonjë përshkallëzim i mëtejshëm i luftës në Ukrainë, qoftë aksidental apo i qëllimshëm, kërcënon “gjithë njerëzimin”.

Duke e përshkruar vendimin e Rusisë për vendosjen e forcave bërthamore në gatishmëri të lartë si “zhvillim drithërues”, ai ka shtuar se ideja e konfliktit bërthamor, dikur diçka e “paimagjinueshme”, tani është kthyer në kufirin e të mundshmes.

Guterres ka bërë thirrje për “armëpushim” dhe “negociata serioze” të bazuara në Kartën e OKB-së dhe ligjit ndërkombëtar.

.

Sondazh

Poll