Tirana
broken clouds
26.5 ° C
26.5 °
26.5 °
44 %
4.1kmh
75 %
Pre
26 °
Sht
29 °
Die
30 °
Hën
28 °
Mar
24 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

Përsëritja e zgjedhjeve të 30 qershorit, Gazment Bardhi i PD: Rama ka protokolluar dorëheqjen e 61 kryebashkiakëve

spot_img

Lajme të ngjashëm

0266fe51b85e23723f24c47b4333fb74

Sekretari i Përgjithshëm i PD Gazment Bardhi, thotë se kryeministri Rama ka protokolluar dorëheqjen e 61 kryebashkiakëve të dalë nga zgjedhjet e 30 qershorit.

I ftuar në Abc News, ai ka thënë se nëse ka vullnet politik, mund të përsëriten zgjedhjet lokale me dispozitë kalimtare.

Xhafo: Ju jeni jurist i mirë, si mund të gjendet mekanizmi ligjor për të përsëritur zgjedhjet lokale, sepse janë 61 kryetar bashkie dhe ndonjëri mund ti thotë “Jo” Ramës?

“Nëse ka vullnet politik mund të krijohet dispozitë kalimtare, pra ka mekanizma ligjorë që e zgjidhin këtë. Edi Rama e pranon dhe vetë paligjshmërinë e 30 qershorit dhe për rrjedhojë dhe të të emëruarve të tij në krye të bashkive, pasi para kandidimit Edi Rama ka urdhëruar protokollimin e dorëheqjeve e tyre nëse do t’u kërkohej”, u shpreh Gazment Bardhi.

Sipas Bardhit, me miratimin e reformës zgjedhore do të mbahen zgjedhjet parlamentare dhe lokale duke plotësuar kushtin e dytë të Bundestagut që është testimi i reformës.

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img