Tirana
clear sky
36.5 ° C
36.5 °
36.5 °
18 %
1kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
39 °
Die
41 °
Hën
40 °
Mar
38 °
E premte, 30 Korrik, 2021

Përsëritja e zgjedhjeve, socialisti “thumbon” PD: Paskeni qenë syleshë, çuditët dynjanë me…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pasi Partia Demokratike depozitoi në KAS akimimet ku kërkojnë të përsëriten zgjedhjet në 9 qarqe të vendit, ka reaguar kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu.

Përmes një postimi në Facebook ai ironizon demokratët që kërkojnë përsëritjen e votave, duke u shprehur se “po çudisin dynjanë me përrallat dhe fantazitë e tyre”. 

Ndreu shton më tej se demokratët duhet të paraqesin prova dhe fakte dhe jo emra në tym.

Postimi i plotë i Pjerin Ndreut:

Te gjithe PD-isteve ju qenkan blere votat! Duke u vetedeklaruar me se paku si syleshe, pasi deri kur u hapen kutite nuk kishin pare asgje, jane vene ne gare te shfrenuar kush e kush me tregu histori me te trishte te gjoja manipulimeve zgjedhore!

Dhe ndersa cudisin dynjane me perralla e fantazi idiote, nuk thone qofte nje rast konkret, te nje akti te denoncuar. Emrat ne tym pa fakte por me insinuata dhe opinione, jane shashka qe synojne te helmojne dynjane, por ska ne asnje baze ligjore dhe nuk i hyjne ne pune as dreqit!

Kane tere jeten qe bejne petulla me uje, me nje politike bojatisje per kedo qe eshte kundershtar i tyre, ndersa keto vete qenkan engjujt qe mezi po i presim.

Ditën e djeshme PD depozitoi në  Komisionin i Ankimimeve dhe Sanksioneve akimimet ku kërkojnë të përsëriten zgjedhjet në 9 qarqe, pasi pretendojnë se janë vjedhur votat e zgjedhjeve më 25 prill.

Më shumë

spot_img
spot_img