Seanca e sotme plenare nisi sërish me kushte jo-normale.
Ashtu sikur se është kthyer tani më në “traditë” deputetët e opozitës bllokuan foltoren. Me pankarta në duar dhe zhurmën e bilbilave deputetët vazhduan edhe sot aksionin e tyre opozitar duke mos lejuar mbarëvajtjen normale të seancës.
I pranishëm në seancë sot është edhe Lulzim Basha, ky i fundit i ulur në karrigen e tij ndjek “aksionin” e demokratëve mbështetës të Berishës dhe Bardhit.
Deputetët e opozitës kanë thirrur në interpelancë urgjente kryeministrin Edi Rama për çështjen Ahmetaj dhe akuzat për incerenatorët. Por me sa duket kryeministri Rama nuk do të marrë pjesë në seancë, pasi do të presë Sekretarin amerikan të Shtetit, Antony Blinken.
Kryetarja e Parlamentit, Lindita NIkolla njoftoi demokratët se për shkak të mungesës së Ramës, interpelanca urgjente e kërkuar nga opozita , do të bëhet me Elisa Spiropalin. Ajo tha se kryeministri ia delegoi ministres Spiropali detyrën për interpelancën e kërkuar nga opozita. Sigurisht deputetët demokratë nuk pranuana që të bënin interpelancë me Spiropalin.