Hapësire reklamuese

Politikë

Përsëritet skenari, seanca plenare nis me kaos, deputetët e opozitës hedhin tymuese

Shkruar nga Newsbomb

Ashtu sikur se është bërë zakon, seanca plenare e kësaj të hëne nisi me tymuese dhe rrëmujë në kuvendin e Shqipërisë.

Deputetët e opozitës kanë hedhur tymuese në sallën e Kuvendit, duke bllokuar punimet për të disatën herë, me arsyetimin se mazhoranca po i mohon opozitës të drejtat kushtetuese, lidhur edhe më kërkesat e tyre për ngritjen e disa komisioneve hetimore.

Sapo kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, nisi  fjalën në Kuvend, deputetët e opozitës nisën të hedhin tyumuese  dhe të përplasin tavolinat me duar.

Deputeti, Flamur Noka, u përjashtua nga seanca e sotme parlamentare, pasi hodhi tymuese përpara foltores së Kuvendit , një përpjekje pëqe të ndërprerë sencën plenare.

Flamur Noka  me tymuese në Kuvend Flamur Noka me tymuese në Kuvend

Më herët deputetët e opozitës u përplasën edhe me Gardën. Në një moment Flamur Noka provokoi Gardën duke thënë se në xhep kishte flakadanë.

Lexo edhe: “Mos e prek me dorë!” deputetët e opozitës përplasen me Gardën

“Ik er pridhu mos mu afro. Ik er pridhu, do më tregosh ti mua,” dëgjohet t’i thotë Noka një prej gardistëve. Më pas Gazment Bardhi i del në mbrojtje duke “e urdhëruar” të mos e prek me dore kolegun e tij demokrat.

Nga ana tjetër Albana Vokshi akuzon Gardën se i ka kontrolluar dhe çantën. “Turp, kontrolloni dhe çantat e grave!”, tha ajo e revoltuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese