Tirana
overcast clouds
34.5 ° C
34.5 °
34.5 °
23 %
3.6kmh
90 %
Enj
34 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
38 °
Hën
39 °
E enjte, 5 Gusht, 2021

Përsëritet në Çeki rasti i Xhorxh Flojd, reagon KE për të riun që vdiq pas arrestimit të dhunshëm: Hetoni ngjarjen menjëherë!

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një rast i ngjashëm me atë të George Floyd, që ndodhi para një viti në SHBA, është përsëritur në qytetin Teplica në Çeki para pak ditësh. Mediat e huaja kanë publikuar një video, ku shihet se policia gjatë arrestimin i vendos gjurin pas qafe një të arrestuari. Ky i fundit, i cili i përkiste komunitetit rom, ka ndërruar jetë më pas në spital.

Autoritetet kanë justifikuar policinë mbi vdekjen, duke thënë se i riu, ka ndërruar jetë nga overdoza. Ndërkohë, Ministria e Brendshme në Çeki, ka deklaruar se në këtë rast është në krah të policisë, e cila sipas këtij institucioni, ka reaguar në mënyrën e duhur mbi një person nën efektin e drogës.

Ky shpjegim i policisë u hodh poshtë nga aktivistët e komunitetit rom të cilët paralajmëruan një protestë në Pragë. Nga ana tjetër, Këshilli i Evropës ka kërkuar një hetim të plotë dhe të pavarur për rastin e vdekjes së një qytetari rom derisa po arrestohej nga një polic çek. Sipas Këshillit të Evropës veprimi i policisë ishte alarmues dhe ngre pyetje të shumta për rrethanat e këtij incidenti tragjik.

Edhe organizata Amnesty International në Pragë, dhe e dërguara e qeverisë për të drejtat e njeriut, Helena Valkova, gjithashtu kanë bërë thirrje për një hetim të pavarur.

“Nëse dikush shkatërron makina, është agresiv dhe madje edhe e kafshon një polic, atëherë nuk duhet të presë që të trajtohet me doreza fëmijësh”, tha kryeministri çek Babis sot më 23 qershor.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img