Tirana
broken clouds
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
87 %
1kmh
75 %
Sht
13 °
Die
13 °
Hën
16 °
Mar
16 °
Mër
16 °
E shtunë, 3 Dhjetor, 2022

“Përsërit garën”, Evi Kokalari tregon bisedën me Berishën pas zgjedhjeve të FRPD

spot_img

Lajme të ngjashëm

Aktivistja Evi Kokalari ka treguar bisedën që ka bërë me kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha për zgjedhjet në FRPD.

Ajo ka thënë se i ka kërkuar Berishës që zgjedhjet në FRPD të përsëriten dhe të përjashtohen ata që kanë bërë manipulime.

“Berisha duhet të dalë tani dhe të thotë që kjo që ka ndodhur me forumin rinor nuk është mirë dhe do e zgjidhim. Përsërit garën dhe të gjithë ata që kanë manipuluar të merren masa. Duhet të përjashtohet nga partia kushdo që ka bërë manipulime. I kam thënë privatisht dhe po i them publikisht Berishës”, u shpreh Kokalari për “Euronews Albania”.

Ajo edhe një herë ka thënë se në zgjedhjet për kreun e ri të FRPD është bërë një masakër. Kujtojmë që zgjedhjet për kreun e FRPD u mbajtën dy ditë më parë dhe fitues u shpall Besart Xhaferri, por Kokalari është shprehur e zhgënjyer për këtë rezultat.

Më shumë




spot_img








spot_img