Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar me Covid, mjeku Kalo: S’është momenti për të hapur shampanjë, por dalja nga pandemia po afrohet

Shkruar nga Newsbomb
Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar me Covid,

Mjeku Tritan Kalo sërish ka dhënë lajmin e mirë duke thënë se edhe në një 24 orësh tjetër asnjë pacient me Covid-19 nuk shtë paraqitur në spitale.

Ai shprehet optimist duke thënë se jemi drejtë daljes nga tuneli i pandemisë, por që ende nuk është koha për të “hapur shampanjë” dhe për të festuar.

Kalo në postimin e tij shprehet se situata po shkon drejt përmirësimit nga rrespektimi i masave anti-Covid dhe vaksinimit, teksa edhe një herë ka bërë thirrje që qytetarët të mos hezitojnë dhe të vaksinohen.

“Kohë kovidiane.... 10.05.2021.... Përsëri në 24 orët e fundit asnjë i shtruar në Covid-1/Shërbimin Infektiv të QSUNT....Ndërgjegjësimi, përkujdesja ndaj vetes dhe atyre që gjallojnë rreth nesh, MHD (Maskat, Higjena personale dhe kolektive, Distancimi fizik) dhe Vaksinimi në ritme të përshpejtuara, po na bëhen aleatë të fuqishëm në luftën tonë kundër armikut të padukshëm, “flamës mbarëbotërore” të Pandemisë nga virusi i Sars-Cov2/Covid-19....Lehaqenët dhe gojët koprolale kundër vaksimit,  vetëm ecuria pozitive e rasteve të pandemisë ua mbyll gojët.... NËSE për arësye të mos dijes, të mos dëshirës për jetën, të hatërmbetjeve politike yshteni të thoni ndoshta edhe ato që nuk i mendoni, SHOQËRISHT dhe PROFESIONALISHT JU LUTEM të mos na pengoni në misionin tonë fisnik e human të Mantelbardhit....Miq, kolegë e bashkëkombas, NUKU është ende momenti  për të hapur shishet e shampanjave e për të brohoritur FITORE!!!... Kemi ende udhë për të bërë në tynelin e Pandemisë, POR dalja prej tij po afrohet shpejt dhe kjo gjë na bën optimist e me flatra.... Ju duam, ju respektojmë dhe për asnjë dekikë nuku do ju mungojë Puna, Përkushtimi, Përkujdesja e Profesionalizmi ynë  në betejën tuaj për t’u përballur me armikun e padukshëm....Syhapur e mëndjekthjellët deri në rastin e fundit të infektimit nga Sars-Cov2/Covid-19....Javë sa më të mbarë....Together forever!!!” shkruan mjeku Kalo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll